Raportimet e fundit bëjnë me dije se sulmuesi i Sampdorias, Patrik Schick, është duke u kryer testet e reja mjekësore te Juvenusit.
Çeku erdhi për 30 milionë euro te Bianconerët dhe i kreu testet mjekësore muajin e shkuar.
Por lojtari ende nuk është zyrtarizuar deh sipas raportimeve të medieve italiane, ai ka probleme me zemër.
Gianluca Di Marzio shkruar se aktualisht Schick është duke i kryer testet mjekësore edhe një herë dhe po shoqërohet edhe nga presidenti i Samp, Massimo Ferrero.
Tashmë do të dihet përfundimisht se a do të bashkohet me Zonjën e Vjetër apo jo. /Telegrafi/