Juventus fitet se ka arritur marrëveshje me sulmuesin cek Patrik Schick që pritet të vije nga Sampdioria.
Por sipas Tuttosport rezultati i finales së Ligës së Kampionëve do ta vendos të ardhmen e lojtari, se a do të bashkohet menjëherë më klubin, apo do të lihet edhe një vit huazim.
Për Schickun ka folur edhe zëvendëspresidenti i Juve, Pavel Nedved.
“Patrik më kujton Ibran e parë, ka teknikë dhe shpejtësi, më tej do të ketë kohë për të forcuar fizikun ashtu si Zlatan. Shick pëlqehet nga shumë skuadra, jo vetëm nga ne”.
“Për momentin është një lojtar i Samp, por ka një klauzolë dhe duhet paguar shifra dhe gjetur marrëveshja me lojtarin”, ka thënë Nedved. /Telegrafi/