E ardhmja e Patrik Schick duket se do të jetë larg Romës.
Sulmuesi çek iu bashkua klubit nga kryeqyteti italian dy vite më parë si një transferim i madh.
Por Schick ka dështuar totalisht te Roma duke mos qenë asnjëherë futbollist i rëndësishëm për Giallorosët.
Roma e ka vendosur ta shes lojtarin në verë dhe është tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit.
Verdhekuqtë janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij nëse vije një ofertë rreth 25 milionë euro.
Janë pesë skuadra gjermane që kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit çek.
23-vjeçari është objektiv i Borussia Dortmund, Schalke 04, Bayer Leverkusen, Hoffenheim dhe RB Leipzig. /Telegrafi/