Patrik Schick ka thënë se është e mundur që të pajtohet me marrëveshjen e Juventusit pas së shtunës, por ka ende mundësi të tjera.
Sulmuesi i Sampdorias ka qenë i lidhur ngushtë me Bianconerët dhe Presidenti i klubit Blucerchiati, Massimo Ferrero, duket se konfirmon javën e kaluar se do të bëhet një marrëveshje, por Schick thekson se asgjë nuk ka përfunduar.
“Juventus? Mund të bëhet”, ka deklaruar fillimisht faqen çeke iSport.
“Është e mundur që të bëjmë një marrëveshje pasi ndeshjes të së shtunës ndaj Republikë Çeke, por është e vështirë të thuhet”, përcjell Telegrafi.
“Gjithçka është në lojë dhe ka ende mundësi të tjera”.
“Unë nuk di asgjë për këtë dhe nuk mund të komentoj mbi të”, përfundoi sulmuesi çek. /Telegrafi/