Telegrafi

Schick flet për transferimin te Roma

Patrik Schick është rrugës për tu prezantuar si përforcimi më i ri i Romës. 

Pasi që dështoi transferimi te Juventusi, ishin disa skuadra në garë për lojtarin, duke përfshirë Napolim, Interin dhe Romën.

Lojtari do të udhëtojë sonte nga Genoa drejt kryeqytetit.

“Roma? Jam i lumtur”.

“A janë Giallorossët zgjedhje e duhur? Po”, ka thënë Schick.

Transferimi do të bëhet si huazim me obligim blerje në fund të sezonit për për 38 milionë euro. /Telegrafi/