Telegrafi

Schick arrin te Juve për testet mjekësore (Foto)

Sulmuesi çek i Sampdorias, Patrik Schick,  ka arritur në Torino që t’i kryej testet mjekësore te Juventusi.

Tash e disa javë është duke u folur për transferimin e Schick te Juventusi me presidentin e Sampdorias që e kishte pranuar këtë fakt.

Schick vjen pas një sezoni fantastik me Sampdorian ku arriti të shënojë disa gola.

Schick gati për testet mjekësore me fanllen e Juventusit

Ai pasi t’i kryej testet mjekësore do të kthehet Poloni te kombëtarja e tij e Çekisë për 21 vjec ku është duke marrë pjesë në Kampionatin Evropian.

Sulmuesi pritet t’i kushtoj Juventusit nga 25 deri në30 milionë euro.

Ende nuk dihet nëse do të qëndrojë te Juve, apo do të huazohet për një vit. /Telegrafi/