Nicole Scherzinger thotë se një nga periudhat më të vështira në jetën e saj ishte kur ajo vuante nga bulimia.
Këngëtarja kishte një periudhë pasigurie në jetën e saj, kur për të ruajtur formën e trupit villte gjithçka çfarë fillimisht e hante, një dukuri që në mjekësi njihet si sëmundja e bulimisë.
“Ajo është një sëmundje e tmerrshme dhe paralizuese dhe kjo ishte periudha më e tmerrshme e jetës sime”.
“Mendoj se pikërisht beteja me buliminë është arsyeja pse bashkëndjej me njerëzit, të cilët luftojnë me disa ‘demonë’ të brendshëm dhe zërat në kokën e tyre dhe me ata që nuk janë të mirë me vetveten”.
“Kjo ua vështirëson që të jetoni jetën tuaj”, ka thënë këngëtarja. /Telegrafi/