Site icon Telegrafi

Schalke tallë tifozët e Liverpoolit në Twitter rreth momentit kur topi nuk kaloi vijën e portës së Man Cityt për një centimetër

Humbja e parë në sezonin 2018/19 e Liverpoolit ishte në derbin ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-1.

Reds kishin rast të mirë që të kalonin në epërsi, por për fat të tyre jo të mirë topi nuk kalojë 100 për qind vijë e portës siç  e thotë rregulli.

Pasi ishin vetëm 1.12 centimetra në pyetje, nga syri i lirë dukej se topi kishte kaluar vijën e portës dhe tifozët e skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp menjëherë reaguar në rrjetet sociale.

Një tifoz në Twitter: “Shikoni hijen e topit”

Disa prej tyre u bazuan në hijen e topit, duke thënë se topi kishte kaluar plotësisht vijën e portës dhe duhej të ishte gol.

Më këtë gjë është tallur Schalke në Twitter, skuadra gjermane ka postuar një video nga stërvitja me përshkrimin: “Por, e kam parë hijen, duhet ta ketë kaluar vijën“.

Dhe normalisht e gjitha kjo u bë virale në rrjete sociale, por edhe në mediat e mëdha botërore.

Vlen të theksohet se klubet gjermane njihen për aktivitetin e tyre në rrjetet sociale, kryesisht kur thumbojnë rivalet me anë të postimeve përqeshëse në formë të shakasë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=uIN7sT6iZ0I

Exit mobile version