Menaxheri i Schalke 04, Christian Heidel, ka konfirmuar se Leroy Sane do të largohet nga klubi gjerman këtë verë.
Manchester City është një nga favoritët për të transferuar 20-vjeçarin anësor, pasi që Carlo Ancelotti përjashtoi mundësinë që Bayerni do ta transferojë reprezentuesin e Gjermanisë.
“Leroy e ka bërë të qartë, dëshiron të largohet këtë verë. Do të realizojmë një transfer nëse plotësohen kushtet e Schalkes”, ka thënë ai për “SkySports”.
Sane ka shënuar nëntë gola për Schalen sezonin e kaluar dhe pritet të shitet për rreth 40 milionë funte.