Max Meyer pritet të largohet në verë nga Schalke, pasi nuk ka pranuar ta vazhdoj kontratën dhe ky largim me parametra zero ka alarmuar dy skuadrat e mëdha spanjolle, Barcelona dhe Atletico Madrid.
Objektivi i Barcelonës dhe Atleticos, Meyer do të largohen nga Schalke në verë kur kontrata e tij të skadojë, ka konfirmuar klubi gjerman.
22-vjeçari ka qenë i lidhur me një sërë klubesh dhe klubi me bazë në Gelsenkirchen, të cilët po e humbasin edhe Leon Goretzkan në Bayern Munich këtë verë, kanë konfirmuar largimin e tij të pritshëm.
“Për momentin mund dhe duhet të presim që Max të largohet nga klubi në verë”, ka thënë fillimisht drejtori Christian Heidel të enjten për ESPN FC.
“Gjithçka sugjeron se (ai do të largohet) dhe nuk ka asnjë ofertë nga ne dhe asnjë dëshirë nga Max për të pasur një bisedë përsëri”, përfundoi drejtori i Schalkes.
Diego Simeone thuhet gjithashtu se është i shqetësuar për profilin e moshës në skuadrën e tij dhe Meyer do të ndihmonte në rinovimin e statistikave negative.
Meyer është i adaptueshëm, por është kryesisht një mesfushor sulmues, dhe me Barcelonën në mesin e klubeve të tjera të lidhura me nënshkrimin e tij pritet të jetë një garë e fortë mes dy spanjollëve.
Ndryshe, Meyer llogaritet si njëri nga talentet më premtues gjerman në vitet e fundit, teksa shpeshherë është edhe pjesë e ekipit kombëtar. /Telegrafi/