Site icon Telegrafi

Schalke gati të blejë Todibon, Barcelona ka mendime dy prioritet tjera

Jean Clair Todibo (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Klubi i Bundesligës, Schalke po konsideron blerjen përfundimtare pas huazimit të mbrojtësit të Barcelonës, Jean-Clair Todibo këtë verë.

Todibo u bashkua me trajnerin David Wagner, në janar në një marrëveshje huazimi gjashtë mujor, me një mundësi blerjeje prej 25 milionë euro për klubin gjerman.

Francezi ka fituar vendin në formacion dhe sipas raportimeve nga Bild ata po kërkojnë ta mbajnë atë në Veltins-Arena.

Schalke gjithashtu thuhet se janë gati për një marrëveshje për shkak të një dëmtimi afatgjatë të turkut Ozan Kabak.

Barcelona mund të vendos për shitjen e Todibos, pasi Quique Setien mund të besojë tek të tjeterët për sezonin 2020-21.

Clement Lenglet pritet të vendos që të qëndrojë me një kontratë të re afatgjatë gjatë javëve të ardhshme.

Gjigantët katalunas gjithashtu janë lidhur edhe me Milan Skriniarin e Interit dhe mbrojtësin e Manchester Cityt, Ayermic Laporte. /Telegrafi/

Exit mobile version