Mesfushori i talentuar i Schalke 04, Leon Goretzka, mbetet objektiv i shumë klubeve të mëdha evropiane.
Por klubet që janë të interesuara më shumë janë ato nga Liga Premier.
Përveç Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt, 22-vjeçari pëlqehet shumë edhe nga Barcelona.
Por klubi nga Gelsenkirchen nuk dëshiron të humbasë dhe tani ka një ide të jashtëzakonshme.
Për ta bindur që të qëndrojë te Schalke, ata janë gati t’i ofrojnë rinovimin e kontratës me një pakë rekord, 12 milionë euro në sezon.
Kjo shumë është e paimagjinueshme për klubet nga Bundesliga.
Kjo mund të konsiderohet edhe si strategji e klubit gjerman për ta rritur çmimin.
Në kohën e fundit edhe Juventusi është futur në garë. /Telegrafi/