Marvel Universe njihet për dominimin e meshkujve me rolet e tyre, por në filmin më të ri “Avengers: Age of Ultron”, rolet e Scarlett Johanssonit dhe Elisabeth Olsenit kanë një rëndësi më të madhe.
Protagonistet e personazheve Black Widow dhe Scarlet Witch janë në Londër duke promovuar filmin më të ri, por aktorja 30-vjeçare ka thënë se për vete vazhdimisht kërkon role të meshkujve.
“Unë kërkoj skenarë për një aktor, jo skenarë që kërkojnë aktoret”, ka thënë Johansson, transmeton koha.net.
“Ishte mirë të luaja një rol të tillë, sepse (karakteri) është i bazuar në gjëra më të thella dhe në diçka që mund ta mbaj si kujtim”, është shprehur aktorja. /Telegrafi/