Site icon Telegrafi

SBU-ja ukrainase arreston agjentin rus që kishte për qëllim të zbulojë pozicionet e ushtarëve të Zelenskyt  

Shërbimi Sekret i Ukrainës ka arrestuar në Kiev agjentin që punonte për forcat ruse në pjesën pjesërisht të pushtuar në rajonin e Zaporizhzhia, ka njoftuar sot SBU-ja ukrainase.

Siç bëhet e ditur nga SBU-ja, është arrestuar banori i dikurshëm i Mariupolit, që u zhvendos në Melitopol pasi që Rusia filloi luftën kundër Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Atje filloi bashkëpunimin me forcat ruse, dhe për shkak të lojalitet për forcat pushtuese vitin e kaluar u vu në funksion në njësinë lokale të forcat pushtuese ruse.

Lexo po ashtu Komandanti i ushtrisë britanike: Rusia ka humbur gjysmën e aftësive luftarake në Ukrainë, është një dështim katastrofik për Moskën

Në rolin e tij të ri, burri siç bën të ditur SBU-ja, “në mënyrë aktive ka marrë pjesë në aksionet e pushtuesve rusë kundër luftëtarëve lokalë”.

Është konstatuar se kishte marrë për detyrë të zbulojë pozicionet e ukrainasve, në veçanti i interesonin pjesëtarët e lëvizjes së njohur si “shiri i verdhë”.

I vetëdijshëm që e pret dënimi i rreptë për krimet e kryera, bashkëpunëtori i rusëve në fund të vitit të kaluar vendosi të braktisë forcat pushtuese ruse dhe të zhvendoset në territorin që kontrollohej nga ukrainasit.

Lexo po ashtu Një shpërthim i fuqishëm tronditi qytetin Makiivka që kontrollohet nga rusët, raportohet për të plagosur

Sipas rezultateve të hetimeve, shkoi në Kiev, ku tentoi të shmang drejtësinë duke u fshehur tek një i afërm. Por falë masave parandaluese, SBU-ja dhe Policia Kombëtare arritën ta lokalizojnë dhe arrestojnë.

I dyshuarit aktualisht gjendet në paraburgim dhe nëse shpallet fajtor mund ta pret një dënim prej 15 viteve burgim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version