Site icon Telegrafi

Saviola paralajmëron Lautaron: Nuk është e lehtë të luash për Barcelonën

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Javier Saviola ka paralajmëruar yllin e Interit, Lautaro Martinez, për një transferim në Nou Camp.

Lautaro thuhet se është dëshira kryesore e Barcelonës për sulmin për sezonin e ardhshëm.

Deri tani nuk ka pasur asnjë marrëveshje mes klubeve, ndërsa për këtë situatë ka folur edhe ish-ylli argjentinas i Barcelonës, Saviola.

Lexo po ashtu Hernan Crespo: Lautaro duhet të qëndrojë te Interi për së paku edhe tri vite

“Lautaro mund të jetë i dobishëm për Barcelona”, ka thënë fillimisht Saviolo për Gazzetta dello Sport.

“Sinqerisht, ai mund të ishte i dobishëm, por ne e dimë se çfarë do të thotë të jesh përkrah Suarezit, Messit dhe yjeve të tjerë të mëdhenj”.

“Ajo që po them është nuk është e lehtë të luash me ta”.

Në këtë kuptim, Saviola theksoi problemet që Paulo Dybala ka pasur duke luajtur përkrah Messit me ekipin kombëtar.

Lexo po ashtu Barca e ka të vështirë ta financojë transferimin e Lautaros

“Ai tha se ishte e vështirë për të dhe Messin të luanim së bashku dhe unë e mbështes atë teori sepse të jesh në gjendje të ruash ritmin tuaj kërkon një nivel tjetër përqendrimi”.

“Tingëllon lehtë, por nuk është ashtu”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Exit mobile version