Telegrafi

Saviola: Messi në Inter, nuk është e pamundur

Ish-yllit i Argjentinës dhe Barcelonës, Javier Saviola, ka thënë se Lionel Messi mund ti bashkohet Interit në të ardhmen.

Pas Cristiano Ronaldo edhe një tjetër yll flitet se mund t’i bashkohet Serisë A në të ardhmen.

Saviola ka folur për FCInterNews.it, duke thënë është e vështirë që ta shohës Messin me një fanellë tjetër, por mund të ndodh.

“Leo është simbol i Barcelonës, është e vështirë ta mendosh atë me një fanellë tjetër”.

“Gjithsesi, në të ardhmen, mund të ndodhë gjithçka dhe kjo është arsyeja pse tifozët e Interit nuk duhet ta humbin shpresën”.

“Por e përsëris, do të ishte e vështirë ta shihje Messin në një ekip tjetër”.

“Imazhi i Serisë A është rritur në muajt e fundit falë transferimit të Cristiano Ronaldos”.

“Ylli portugez po shkëlqen edhe në kampionatin italian, siç ka bërë në Ligën Premier dhe La Liga”, ka thënë Saviola.

Mbetet të shihet nëse Messi do të kalojë në Itali, ku Ronaldon vetëm se e ka filluar shkëlqimin. /Telegrafi/