Site icon Telegrafi

Sauditët po themelojnë ligën e futbollit të njëjtë me NBA, UEFA është e pafuqishme për ta ndalur këtë

Sauditët thuhet se kanë idenë për të formuar një ligë botërore të futbollit të modeluar sipas ligës elitare amerikane të basketbollit, NBA.

Arabia Saudite ka befasuar të gjithë me investimet e shumta në futboll, duke transferuar disa nga emrat më të njohur të futbollit botëror.

Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, N’Golo Kante, Marcelo Brozovic, Roberto Firmino, Sadio Mane, Fabinho dhe Riyad Mahrez janë vetëm disa nga emrat e transferuar.

Lexo po ashtu E pabesueshme, kjo është lista e të gjitha bonuseve dhe përfitimeve të çmendura të Neymarit te Al Hilal

Kështu, sipas mediumit të njohur Tuttomercato, sauditët kanë idenë për të formuar një ligë botërore të futbollit të modeluar sipas NBA.

Sauditët po mendojnë të formojnë konferenca të ndryshme në mbarë botën si në ligën NBA, ku klubet më të mira do të luanin ‘play-off’. Ata kanë para për këtë dhe UEFA mund të jetë në telashe për shkak të kësaj.

Do të formoheshin tre ose katër konferenca me nga 16 deri në 18 klube dhe më të mirët do të takoheshin përfundimisht në ‘play-off’.

Lexo po ashtu Sauditët po negociojnë me UEFA-n: Ata e duan një klub të vetin në Ligën e Kampionëve që në vitin 2025

Ky lajm erdhi pasi ditët e fundit u raportua se një klub nga Arabia Saudite mund të marrë një ftesë për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, Liga e Kampionëve do të ketë 36 klube dhe sauditët po përpiqen të bindin UEFA-n që një nga klubet e tyre të marrë një ftesë. /Telegrafi/

Exit mobile version