Telegrafi

Satelitët amerikanë kishin detektuar një shpërthim në digën Kakhovka në Kherson

Një zyrtar amerikan tha se satelitët amerikanë të spiunazhit detektuan një shpërthim në digën Kakhovka në Kherson, përpara se të kolapsohej.

Zyrtari i paidentifikuar tha se satelitët me sensorë infra të kuqe detektuan një sinjal të nxehtësisë në përputhje me një shpërthim, transmeton Telegrafi.

Ndonëse analistët e inteligjencës amerikane dyshojnë se Rusia qëndron pas shpërthimit të digës, agjencitë amerikane të spiunazhit nuk kanë prova kredibile rreth asaj se kush ishte përgjegjës për shembjen e digës, e cila çoi në përmbytje të mëdha.

Shpërthimi i digës Kakhovka në lumin Dnipro ka bërë që dhjetëra mijëra njerëz të evakuohen. Gjithashtu kishte pasur dëme në toka bujqësore. /Telegrafi/