Telegrafi

Satelitë i rrëzuar apo UFO mbi Kiev?

Qielli mbi shtetin ukrainas u ndriçua mbrëmë nga një blic drite, duke shkaktuar spekulime se bëhet fjalë për një satelit të rrëzuar ose alienët.

Katër video të shkurtra të publikuar nga gazetari dhe blogeri, Anatolii Sharii shfaqin qiellin teksa ndriçohet papritur nga një dritë.

Në një video, një objekt flakërues dukej se po përplasej me tokë, raporton skynews.

Pamjet nxitën disa meme rreth alienëve dhe objekteve fluturuese të paidentifikuara.

Administrata ushtarake e qytetit të Kievit, duke cituar atë që e quajti informacion paraprak, fillimisht pretendoi se bëhet fjalë për rrëzimin e një sateliti të NASA-s.

Një zëdhënës i NASA-s e mohoi këtë, duke thënë se dukej se kishte një konfuzion në lidhje me një njoftim të mëparshëm që agjencia kishte bërë për nxjerrjen nga përdorimi të një sateliti.

Forcat Ajrore të Ukrainës, përgjegjëse për rrëzimin e raketave dhe dronëve të lëshuar nga Rusia, tha se një satelit ose një meteorit mund të jetë përgjegjës.

“Ju lutemi mos përdorni simbolet zyrtare të forcave ajrore për të krijuar meme që armiku t’i shijojë!”, thuhet në një mesazh.

Ambasadori austriak në Kiev postoi një video të incidentit dhe shpejt bëri një shaka me të tjerët në Twitter duke sugjeruar se ishte një anije kozmike aliene. /Telegrafi/