Site icon Telegrafi

Sassuolo po e bllokon largimin e Berardit drejt ndonjë klubi më të madh

(Foto: Instagram/berardi25)

Domenico Berardi ndihet i gatshëm për t’u larguar nga Sassuolo, mirëpo kërkesat e klubit janë duke e bllokuar largimin e futbollistit.

Anësori italian është ndër më të mirët në Mapei Stadium, ndërsa Neroverdi nuk duan ta lejojnë largimin e tij për më pak se 35-40 milionë euro, mëson Football Italia.

Kontrata e tij është valide deri në qershor të vitit 2024, prandaj Sassuolo nuk ngutet për të gjetur klub për shitjen e tij.

(Foto: Instagram/berardi25)

Fiorentina ka qenë në bisedime në sezonin e kaluar, mirëpo transferimi dështoi për shkak të mosarritjes së marrëveshjes në lidhje me çmimin e lojtarit.

Lexo po ashtu Me interesimin e Juves, Milanit dhe Romës - Berardi shprehet i gatshëm të largohet nga Sassuolo

Në ndërkohë, këtë afat kalimtar, 27-vjeçari kërkohet nga klube, si Milan, Juventus e Roma, megjithatë Sassuolo akoma nuk ka marrë ofertë zyrtare. /Telegrafi/

Exit mobile version