Telegrafi

Sassuolo me ofertë zyrtare për objektivin e Interit dhe Juves

Sassuolo kanë bërë një ofertë fillestare prej 8 milionë euro për Riccardo Saponaran, por Empoli duan plot 15 milionë për yllin e tyre.

Ish-talenti i Milanit ka qenë i lidhur me shumë klube gjatë verës, duke përfshirë Fiorentinën, Napolin dhe gjigantët italian, Interin dhe Juventusin.

Por, sipas Sky Sport Italia, gjatë ditës së sotme, Sassuolo ka bërë propozimin e tyre të parë zyrtar në drejtim të Empolit prej rreth 8 milionë eurove.

Lexo po ashtu Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nënshkruan me Empolin (Foto)

Megjithatë, klubi toskan është i bindur se çmimi i tij është së paku 15 milionë, kështu që hendeku midis klubeve mbetet i madh.

Besohet se Saponara ka thënë se është i interesuar  të shkojë në skuadrën e drejtuar nga trajneri i talentuar italian, Eusebio Di Francesco. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet