Sassuolo kanë bërë një ofertë fillestare prej 8 milionë euro për Riccardo Saponaran, por Empoli duan plot 15 milionë për yllin e tyre.
Ish-talenti i Milanit ka qenë i lidhur me shumë klube gjatë verës, duke përfshirë Fiorentinën, Napolin dhe gjigantët italian, Interin dhe Juventusin.
Por, sipas Sky Sport Italia, gjatë ditës së sotme, Sassuolo ka bërë propozimin e tyre të parë zyrtar në drejtim të Empolit prej rreth 8 milionë eurove.
Megjithatë, klubi toskan është i bindur se çmimi i tij është së paku 15 milionë, kështu që hendeku midis klubeve mbetet i madh.
Besohet se Saponara ka thënë se është i interesuar të shkojë në skuadrën e drejtuar nga trajneri i talentuar italian, Eusebio Di Francesco. /Telegrafi/