Site icon Telegrafi

Sassoli: Luftimi i krimit dhe korrupsionit ofron Kosovën më afër BE-së dhe përmirëson jetën e qytetarëve

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka thënë sot se luftimi i krimit dhe korrupsionit do të sillte Kosovën më pranë Bashkimit Evropian.

Sassoli një ditë pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në një postim në Twitter shkruan luftimi i krimit dhe korrupsionit do ta përmirësonte jetën e qytetarëve.

“Të gëzuar të shohim se Kosova është në rrugën e reformave, që do të çonte në një të ardhme më të prosperuar. Luftimi i krimit dhe korrupsionit do t’ju sjellë më pranë BE dhe do të përmirësojë jetën e të gjithë qytetarëve. BE është këtu për t’ju mbështetur”, shkruan Sassoli.

Ndryshe, në njoftimin për media të Presidencës thuhet se në këtë takim Vjosa Osmani ka kërkua liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ajo e ka potencuar në veçanti, nevojën që Parlamenti Evropian të jetë i zëshëm në kërkesën ndaj pesë shteteve jo njohësë të BE-së, në mënyrë që ato ta njohin Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version