Telegrafi

Sarri: Teksa të gjithë po flisnin për shkarkimin tim, unë po bëja plane me klubin për sezonin e ri

Maurizio Sarri gjatë ndeshjes ndaj Fulhamit (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Chelsea ka fituar dy ndeshet e fundit në Ligën Premier, së pari ndaj Tottenhamit me rezultat 0-2 dhe pastaj kundër Fulhamit.

Trajneri i Bluve, Maurizio Sarri, ka thënë se e ardhmja e tij nuk varet nga rezultatet e këtij sezoni dhe se ai është shumë i qetë.

“Ndihem si më parë, por më i lumtur pasi rezultat janë pozitive. Teksa të gjithë po flisnin për shkarkimin tim, unë po bisedoja me klubit rreth planeve për sezonin e ri, pra isha i relaksuar”.

Lexo po ashtu Sarri: Kepa mbetet portieri numër një i Chelseat

Sonte (e diel) në Serie A luhet derbi mes Napolit dhe Juventusit, tekniku italian ka treguar se do ta shikojë këtë përballje dhe normalisht që do të bëjë tifo për napolitanët.

“Natyrisht që do ta shikoj Napoli-Juve dhe mendoj se ju mund ta dini për kë do të bëjë tifo”, ka thënë Sarri për Sky Sport.

Maurizio Sarri sa ishte pjesë e Napolit (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Aktualisht Chelsea renditet në vendin e gjashtë me 56 pikë, dy më pak se Manchester Unitedi në vendin e katër.

Ndeshja e radhës për skuadrën londineze është ndaj Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/