Drejtori i përgjithshëm i Milanit, Ivan Gazidis, mësohet se ka qenë në Londër për tu takuar me trajnerin aktual të Chelseat, Maurizio Sarri.
Sipas Sport Mediaset, Gazidis ka qenë për disa orë në takim ballë për ballë me Sarrin.
Ky televizion sikurse edhe Gazzetta dello Sport, pretendojnë se trajneri do të shkarkohet edhe nëse Chelsea e fiton Ligën e Evropës.
Në radhë tani janë futur Rossonerët që i kanë ofruar një kontratë për tri vite ish trajnerit të Napolit, me një pagë prej 3 milionë euro në sezon.
Për Sarrin ka pasur interesim edhe nga Roma, por duket se ata e kanë zgjedhur Gian Piero Gasperinin. /Telegrafi/