Chelsea shpreson që jo më larg se të hënën të nënshkruajë me Maurizio Sarrin si menaxher të ri.
Por, ky nuk është ndryshimi i vetëm që do të ndodhë në pjesën sportive të klubit londniez.
Është Corriere dello Sport që në numrin e ri ka cituar presidentin De Laurentiis duke thënë se s’ka ardhur asnjë kërkesë për anulim të kontratës së Sarrit.
Sarri është ende në kontratë me Napolin dhe mund të kërkojë shkëputjen e saj, gjë që do të mirëpritej nga Napoli për të shmangur një proces gjyqësor për dëmshpërblim të Sarrit.
Il Mattino shkruan se qysh të hënën Sarri mund të konfirmohet si trajner i ri te Chelsea.
Por, bashkë me të te Chelsea do të kthehet edhe Gianfranco Zola, në rolin e drejtorit sportiv si lidhje mes Sarrit dhe hierarkisë së klubit.
Zola do të udhëheqë strategjinë e transferimeve sepse Sarri gjithmonë ka thënë se ai nuk dëshiron të përfshihet në këtë pjesë të futbollit.
Maurizio Sarri njihet për futbollin e tij tepër ofensiv. /Telegrafi/