Telegrafi

Sarri shpreson që Kovacic të qëndrojë te Chelsea

Mateo Kovacic (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Chelsea rrezikon të humbasë Mateo Kovacicin në fund të sezonit, pasi që lojtari është vetëm në huazim nga Real Madridi.

Mesfushorit i përfundon kontrata e huazimit në fund të edicionit dhe se klubi anglez është i dënuar duke me pasur të drejtë të blejë lojtarë për dy afate kalimtare.

Kjo ka bërë që Kovacic të ndërrojë në verë destinacion me Zenit St Petersburgun, që i do shërbimet e kroatit, shkruan Daily Mail.

Mateo Kovacic. (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Agjenti i Kovacic ka zhvilluar bisedime me Zenitin këtë javë mbi një lëvizje të mundshme të lojtarit drejt Rusisë.

Maurizio Sarri publikisht e ka pranuar se shpreson ta mbajë kroatin edhe më gjatë  në Stamford Bridge. /Telegrafi/