Chelsea rrezikon të humbasë Mateo Kovacicin në fund të sezonit, pasi që lojtari është vetëm në huazim nga Real Madridi.
Mesfushorit i përfundon kontrata e huazimit në fund të edicionit dhe se klubi anglez është i dënuar duke me pasur të drejtë të blejë lojtarë për dy afate kalimtare.
Kjo ka bërë që Kovacic të ndërrojë në verë destinacion me Zenit St Petersburgun, që i do shërbimet e kroatit, shkruan Daily Mail.
Agjenti i Kovacic ka zhvilluar bisedime me Zenitin këtë javë mbi një lëvizje të mundshme të lojtarit drejt Rusisë.
Maurizio Sarri publikisht e ka pranuar se shpreson ta mbajë kroatin edhe më gjatë në Stamford Bridge. /Telegrafi/