Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka folur për shumë gjëra para sfidës me Interin që zhvillohet të mërkurën në mesditë.
Ai kërkon që Juventusi i tij të luajë sikurse që bëri në pjesën e dytë ndaj Tottenhamit.
Sarri foli edhe për pozitën në fushë të Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybalas.
“Juventus-Inter nuk është një ndeshje si të tjerat. Përballë do të vihen dy ekipe që nuk i kanë ende kushtet e duhura për të përgatitjeve”.
“Do të përpiqemi t’i japim vazhdimësi asaj çfarë bëmë në fillimin e pjesës së dytë ndaj Totenhemit”.
“Pozita e Ronaldo? Në futboll nuk mund të privilegjohet vetëm njëra fazë, kështu që do t’i japim prioritet edhe mbrojtjes. Ronaldon do e përdor fillimisht si sulmues i majtë”.
“Lojtarëve ju kërkoj shumë në stërvitje. Më pëlqen të shoh një skuadër që riprodhon ritmet e ndeshjes edhe në stërvitje. Ky grup mund ta bëjë me lehtësi diçka të tillë. Fundi i korrikut deri me 10 gusht do të jetë faza vendimtare e përgatitjeve, pasi këtu edhe shkaku i ndeshjeve, nuk po mundemi të punojmë shumë”.
“Dybala mund të bëjë pa probleme ‘9-shin fals’, por mund të gjejmë edhe zgjidhje të tjera. Mund të luajë edhe si numër dhjetësh pas dy sulmuesve”.
“Liga Premier? Diferenca me kampionatin anglez dhe të tjerëve është vetëm aspektin ekonomik”, ka thënë Sarri në konferencë për shtyp. /Telegrafi/