Site icon Telegrafi

Sarri: Ronaldo duhet të qetësohet, nuk do të luajë ndaj Atalantas

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të humbasë ndeshjen e nesërme kundër Atalantas, pasi do sipas tij disa lojtarë duhet të lihen të qetësohen.

Forma e Ronaldos ka rënë në qendër të vëmendjes pasi Sarri pretendoi se ai kishte një dëmtim të gjurit, megjithatë ai shënoi për Portugalinë gjatë pushimit ndërkombëtar dhe mohoi se kishte ndonjë lëndim.

Dyshja janë rikthyer në kontakt dhe ish-trajneri i Napolit e bëri të qartë se ai nuk kishte arsye të ulet me Ronaldon për t’u sqaruar.

Lexo po ashtu Sarri për zëvendësimin e portugezit: Duhet ta falënderojmë Ronaldon, ai po luan i lënduar

“Nuk ka nevojë të sqarosh asgjë me Ronaldon. Disa lojtarë duhet të lihen të qetësohen”, ka thënë fillimisht Sarri në një konferencë për shtyp.

Nga ana tjetër, 60-vjeçari e pranoi që sulmuesi ishte rikthyer nga detyra ndërkombëtare me të njëjtën çështje që e pa atë të zëvendësohet në mënyrë të diskutueshme kundër Milanit.

Lexo po ashtu Ronaldo më në fund deklarohet për situatën e krijuar te Juventusi

“Problemi është se të martën, ai na tha që ende nuk ndjehej mirë”.

“Objektivi ynë është ta kthejmë atë në Ligën e Kampionëve. Unë jam 99 për qind i sigurt se ai nuk do ta bëjë atë nesër”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Exit mobile version