Chelsea, Tottenham Hotspur dhe Arsenal e dëshirojnë trajnerin e Napolit, Maurizio Sarrin.
Italiani ende është në garë për Scudetto, ku gjendet një pikë prapa Juventusit katër xhiro para përfundimit të Serie dhe formacioni 4-3-3 me kalimin e shpejtë dhe të posedimit të topit, ka fituar simpatinë në të gjithë Evropën.
Ai nuk luan ngjashëm me Pep Guardiolan, i cili sapo ka fituar Ligën Premier me Manchester Cityn, ku “Sportitalit” pretendon se Chelsea dëshiron zëvendësojë Antonio Conten me Sarrin.
Italiani la të kuptohej pas fitores 1-0 ndaj Juventusit se e ardhmja e tij është larg napolitanëve.
Bisedimet e zgjatjes së kontratës janë shtyrë në mënyrë të përsëritur me Presidentin Aurelio De Laurentiis dhe ekziston një klauzolë lirimi në marrëveshjen aktuale në vlerë prej tetë milionë euro.
Megjithatë, është raportuar edhe nga i njëjti stacion televiziv italian se Tottenham është i interesuar për shërbimet e italianit nëse Mauricio Pochettino zgjedh të largohet prej lomndinezëve.
Rai Sport vazhdon më tej, ku raporton se Arsenali e sheh Sarrin si trashëgimtar të mundshëm të Arsene Wenger, plus agjenti i trajnerit të Napolit këtë javë ka qëndruar në Londër.
Gjersa Luis Enrique po kërkon shpenzime të mëdha për të marrë përgjegjësinë, Sarri njihet si trajner që nuk shpenzon. /Telegrafi/