Telegrafi

Sarri për humbjen nga Tottenhami: Juventusi nuk ishte i përgatitur fizikisht

Maurizio Sarri (Foto: Thananuwat Srirasant/Getty Images/Guliver)

Maurizio Sarri është deklaruar për humbjen ndaj Tottenham Hotspurit në debutimin e tij si trajner i Juventusit.

Pas disfatës se Zonjës së Vjetër 2-3 ndaj Spurs në International Champions Cup, trajneri i bardhezinjve nuk e kishte të vështirë të tregojë për problemet paraqitjes së skuadrës së tij.

“Ishte një ndeshje e vështirë ndaj një grupi lojtarësh që luajnë prej kohësh bashkë. Edhe përgatitja fizike bëri diferencën. Në pjesën e parë ata ishin më të shpejtë dhe shpërthyes. Pritëm shumë në gjysmëfushën tonë gjatë 30 minutave të para”, ka thënë Sarri pas ndeshjes.

Juventus vs Tottenham (Foto: Thananuwat Srirasant/Getty Images/Guliver)

“U mbrojtëm në 30 minutat e para dhe humbëm shumë topa në daljet në sulm. Pjesa e dytë shkoi më mirë, e qarkulluam më mirë topin dhe bëmë më shumë presion”.

Lexo po ashtu Sarri, De Ligt e Rabiot e nisin me humbje aventurën te Juventusi, mposhten nga Tottenhami

“Luajtëm 20 minuta cilësore, duke krijuar dhe shënuar dy gola. U treguam naivë në rastet kur humbëm topin, nga ku erdhën edhe dy golat e Tottenhamit. Por mendoj se erdhi për shkak të një paraqitjeje fizike jo në nivelin e duhur”, ka shtuar më tej strategu italian.

Në ndeshjen e radhës, Juventusi do të luajë ndaj Interit të mërkurën, ndërsa Tottenhami të enjten ndaj Manchester Unitedit. /Telegrafi/