Telegrafi

Sarri për fitoren ndaj Torinos: Nuk zhvilluam ndeshje të bukur

Maurizio Sarri (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Maurizio Sarri është deklaruar pas fitores 1-0 të Juventusit ndaj Tornios në kuadër të javës së 11-të në Serie A.

Trajneri i Zonjës së Vjetër ka thënë se dëshironin ta mbyllnin ndeshjen para kohe, mirëpo që rivali lokal ua vështirësoi punët.

“Ishte një ndeshje e vështirë dhe ishim në dijeni se Torino do të na shkaktonte probleme që nga fillimi”, ka thënë Sarri pas ndeshjes.

Torino vs Juventus (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

“Ne nuk zhvilluam lojë të bukur, Kjo gjë ndodhi shkaku që kundërshtari na imponoi lojën e tyre dhe ne nuk arritëm që të zhvillonim aksione të shpejta”.

Lexo po ashtu Momenti kur Ronaldo humbi qetësinë dhe goditi me bërryl mbrojtësin e Torinos

“Kjo nuk ishte njëra nga ndeshjet më të mira edhe pse tentuam disa herë që ta kthenim atë në favorin tonë. Ishte një fitore e vështirë, por që duhet të jemi të kënaqur me këto tri pikë”, ka shtuar më tej trajneri i Juves.

Juventusi në javën e 12-të do të jetë nikoqir i Milanit, e që do të jetë një takim aspak i lehtë në letër. /Telegrafi/