Site icon Telegrafi

Sarri pas fitores ndaj Interit: Ky ishte Juventusi im

Maurizio Sarri (Foto: Juventus EN/Twitter)

Maurizio Sarri është shprehur mjaftë i lumtur me fitoren 2-1 të Juventusit ndaj Interit në kuadër të javës së 26-të në Serie A.

Zonja e Vjetër fitoi në Derbyn D’Italia me golat e Aaron Ramseyt dhe Paulo Dybalas që u inkuadrua në pjesën e dytë.

Sarri deklaroi pas takimit se kjo ishte një fitore e rëndësishme për ta, mirëpo që duhet të fokusohen edhe në 12 ndeshjet e tjera.

Juventus vs Inter (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme, por duhet të kemi kujdes edhe në 12 ndeshjet e tjera, kështu që është një rrugë e gjatë përpara”, ka thënë ai.

“Kjo ishte çfarë dua të shoh nga Juventusi im. Në ndeshjet e kaluar luanim disi si të lodhur, andaj na duheshin lojtarë me më shumë energji, me më shumë fizik dhe përgatitje psikike. Ky ishte sensi se përse kemi stërvitur me këta lojtarë”.

Lexo po ashtu Juventusi fiton me rezultat bindës në Derby D’Italia ndaj Interit dhe rimerr kreun e tabelës

“Kishim një lojë mjaftë të mirë dhe nuk e lejuam Interin që të bënte një gjuajtje në portë”, ka shtuar më tej Sarri.

Juventusi është rikthyer në vendin e parë me 63 pikë, një më shumë se Lazio dhe nëntë më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/

Exit mobile version