Trajneri i Juventusit, Mauricio Sarri pretendon se nuk ka favorit në garën për Scudetto në Serie A, pasi sipas tij të gjitha skuadrat rrezikojnë të humbin pikë.
Me 12 ndeshje të mbetura dhe një pikë që ndan dy të parët Juventusin dhe Lazion, trajneri i Bianconerëve ka pohuar se gara e Scudettos është e hapur.
Interi është nëntë pikë pas liderëve të ligës Juventusit, por mund të mbyllë hendekun në gjashtë pikë nëse ata fitojnë lojën e tyre të mbetur.
Kështu, Sarri ka deklaruar se gara pritet të jetë e hapur për titull dhe nuk ka favorit.
“Në këtë situatë, ne nuk mund të flasim për favorit për Scudetto. Të gjitha ekipet rrezikojnë të humbin pikë”.
“Gjëja më e rëndësishme është të përmbyllim sezonin dhe nëse situata shëndetësore e lejon atë, ne duhet të rishikojmë protokollet dhe të shmangim karantinën, për të arritur në përfundimin e kampionatit”, ka thënë Sarri. /Telegrafi/