Telegrafi

Sarri nuk e konsideron largimin e Hazardit dhe Courtois

Hazard - Courtiois (Getty Images)

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, dëshiron të mbajë dyshen belge, Thibaut Courtois dhe Eden Hazard, së paku edhe për këtë sezon.

Courtois ka qenë subjekt i një oferte prej 35 milionë eurosh nga Real Madridi, por Chelsea nuk duan të shesin me atë çmim.

Mediat angleze e dhanë si të kryer marrëveshjen pasi portieri belg ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij, por si duket nuk do të jetë kështu.

Lexo po ashtu Courtois futë në ‘luftë’ Chelsean dhe Real Madridin

Edhe Hazard është gjithashtu një objektiv i Mbretërve, por Blutë nuk duan të lënë lojtarin e tyre kryesor të largohet përpara sezonin e parë të Sarrit në Ligën Premier.

Sarri pritet t’i tregojë dyshes se nuk do të largohen këtë verë (Getty Images)

Sipas mediumit anglez Daily Mail, Sarri do t’i tregojë Hazard dhe Courtois se nuk do të largohen për asnjë skuadër.

Lexo po ashtu Reali ofron 180 milionë, Chelsea kërkon 235 milionë euro për Hazardin?

Të dy belgët pritet të arrijnë në terrenin stërvitor të Chelseat në Cobham të premten pasi ndihmës që i bënë Belgjikës që të përfundojë e treta në Kupën Botërore të Rusisë.

Ndryshe, mediat gjatë javëve të fundit nuk kanë reshtur së zbuluari emra të ndryshëm si zëvendësues potencial të sulmuesit dhe portierit te Blutë. /Telegrafi/