Trajneri i Chelseat, Maurizo Sarri, është tashmë në Itali dhe është parë duke hyrë në një hotel në Milano që Juventusi e përdor shpesh për negociata.
Sky Sports Italia dhe Sportitalia, raportojnë se mbrëmjen e kaluar skuadra londineze është pajuar që ta lirojë nga kontrata trajnerin italian, disa ditë pasi fituan Ligën e Evropës.
Sarri ka kërkuar nga Chelsea që të largohet, pasi dëshiron të kthehet në Itali për arsye profesionale dhe personale, gjersa është ndier edhe i fyer nga tifozët dhe mediat.
Përderisa Milani dhe Roma janë të interesuara për trajnerin italian, ky i fundit dëshiron të transferohet te Juventusi, pasi ka filluar bisedimet tashmë.
Këtë mbrëmje (1 qershor), La Repubblica ka postuar një video ku shihet Sarri duke u futur në hotelin Palazzo Parigi në Milano, një lokacion që frekuentohet shpesh nga drejtori i Zonjës së Vjetër, Fabio Paraciti.
Paratici besohet se kishte qenë në Capri natën e kaluar, por raportohet se menjëherë është nisur për në Milano, ku pritet të takohet me trajnerin e Chelseat. /Telegrafi/