Telegrafi

Sarri: Na nevojiten balancimi i skuadrës në rast transferimesh të reja  

Maurizio Sarri (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Maurizio Sarri ka pranuar se Chelsea do të duhet të shkurtojë numrin e lojtarëve dhe la të kuptohet për pozitën e çdo të ardhuri të ri.

Blutë pësuan një humbje shokuse ndaj Leicester City në shtëpi të shtunën pasdite.

Cesc Fabregas bëri një paraqitje të rrallë në Ligën Premier si zëvendësues dhe Sarri sugjeroi se kjo ishte për shkak të numrit ë tepërt të lojtarëve në skuadrën e tij.

“Për momentin ne jemi shumë, kemi 28 lojtarë dhe është e pamundur t’i përdorim të gjithë ata lojtarë”, ka thënë fillimisht Sarri.

“Mendoj se 25 është numri i duhur i futbollistëve për një skuadër”.

“Ne kemi shumë mesfushorë me tipare sulmuese dhe kemi vetëm [N’Golo] Kante si mesfushor mbrojtës”.

“Kështu që nuk është e lehtë tani që mesfusha të ketë ekuilibrin e duhur”, përfundoi italiani.

Me këtë trajneri italian ka lënë të kuptohet se do të ketë nevojë për transferime me tipare mbrojtëse, por vetëm në rast të ndonjë largimi. /Telegrafi/