Telegrafi

Sarri mund të konfirmohet si trajner i Juves në javën që vjen

Maurizio Sarri është në Itali, ku është pyetur nëse do të angazhohet te Juventusi dhe se a do ta lejojë Chelsea të largohet nga Stamford Bridge.

Trajneri mbërriti në Pistoia, afër shtëpisë së tij në Toscana dhe u fotografua brenda një restoranti në Itali.

Ai gjithashtu bëri një fotografi me një mbështetës nga Forumi VecchiaSignora.com, i cili pyeti nëse ai po transferohet në këtë verë te Juventusi.

“Nëse Chelsea më lejon të shkoj … Nuk mund t’ju them asgjë tjetër… Prisni për të hënën”, i ka thënë Sarri tifozit.

Kjo lidhet me raportet e shumta nga Sky Sport Italia, SportItalia, Guardian dhe të tjerë që Chelsea zyrtarisht do ta lirojë atë nga kontrata e tij të hënën.

Një kontratë trevjeçare thuhet se është bërë gati në Torino për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin që u largua nga Juventusi pas pesë vitesh. /Telegrafi/