Telegrafi

Sarri i kënaqur me pikën ndaj Fiorentinas, pas gjithë atyre lëndimeve

(Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Maurizio Sarri mendon se Juventusi duhet të jetë i kënaqur me barazimin e arritur te Fiorentina, sepse përkundër lëndimeve ia doli që të mos pësonte.

Trajneri ishte për herë të parë në bankën e Bianconerëve pas shërimit nga pneumonia, pasi nuk mund të ishte prezent në ndeshjet kundër Parmas dhe Napolit.

Të tria zëvendësimet e Zonjës së Vjetër ishin të detyrueshme për shkak të lëndimit të lojtarëve dhe në fund arriti vetëm një barazim pa gola.

Lexo po ashtu Juventusi ndalet nga Fiorentina

“Nuk bëmë paraqitje cilësore, ishte një situatë e komplikuar, sepse Fiorentina luajti mirë dhe ne i bëmë të gjitha zëvendësimet me lojtarët e lënduar dhe nuk kishim freski për të inkuadruar”.

“Me të gjitha këto lëvizje, vepruam mirë në aspektin e karakterit për të nxjerrë një pikë. E humbëm posedimin shumë herë që mund të jetë pasojë e aspektit fizik”, ka deklaruar Sarri për Sky Sport Italia. /Telegrafi/