Maurizio Sarri mendon se Juventusi duhet të jetë i kënaqur me barazimin e arritur te Fiorentina, sepse përkundër lëndimeve ia doli që të mos pësonte.
Trajneri ishte për herë të parë në bankën e Bianconerëve pas shërimit nga pneumonia, pasi nuk mund të ishte prezent në ndeshjet kundër Parmas dhe Napolit.
Të tria zëvendësimet e Zonjës së Vjetër ishin të detyrueshme për shkak të lëndimit të lojtarëve dhe në fund arriti vetëm një barazim pa gola.
“Nuk bëmë paraqitje cilësore, ishte një situatë e komplikuar, sepse Fiorentina luajti mirë dhe ne i bëmë të gjitha zëvendësimet me lojtarët e lënduar dhe nuk kishim freski për të inkuadruar”.
“Me të gjitha këto lëvizje, vepruam mirë në aspektin e karakterit për të nxjerrë një pikë. E humbëm posedimin shumë herë që mund të jetë pasojë e aspektit fizik”, ka deklaruar Sarri për Sky Sport Italia. /Telegrafi/