Telegrafi

Sarri: Jam i lumtur te Chelsea, nuk më ka kontaktuar Juve

Maurizio Sarri. (Photo by Alexander Scheuber/Getty Images)

Maurizio Sarri ka thënë se është i lumtur te Chelsea dhe nuk e mendon largimin, duke e mohuar interesimin e Juves. 

Sarri shihet si zëvendësues i Max Allegrit te Juventusi, por edhe Milani dhe Roma, janë të interesuar për të.

“Kam një kontrate dyvjeçare dhe nuk kam kontaktuar me asnjë klub tjetër”.

Maurizio Sarri . (Photo by Alexander Scheuber/Getty Images)

“Tani mendoj vetëm për finalen kundër Arsenalit. Më bëhet qejfi që klubet italiane janë interesuar për mua, por do të isha i lumtur nëse vazhdoja me Chelsean”.

“Është një klub i madh. Në fund të sezonit do të analizojmë gjithçka me drejtuesit”.

Tutje italiani shtoi se mënyra se si luan ai, pëlqehet dhe ka sukses edhe në Angli.

“Nuk mund të themi se futbolli im praktikohet vetëm në Itali dhe jam i lumtur vetëm atje. Mënyra ime e të luajturit futboll është dëshmuar se funksionon edhe në Angli”.

“Nëse Liga e Evropës do të ishte shpëtimi im do të ikja që tani. E gjithë puna e bërë gjatë vitit nuk mund të hidhet kurrsesi poshtë për 90 minuta”, ka thënë Sarri. /Telegrafi/