Telegrafi

Sarri: Hazard mund të përmirësohet ende, do të qëndrojë te Chelsea

Trajneri italian i Chelseat, Maurizio Sarri, ka deklaruar se Eden Hazard do të qëndroj te klubi londinez

Sarri ka folur gjatë në një intervistë për mediumin italian Corriere dello Sport dhe nuk ka mundur të mos i përgjigjet pyetjeve rreth të ardhmes së yllit belg Hazard.

“Rreziku është i madh dhe unë nuk mendoj se ai e di se sa shumë mund të përmirësohet”, ka thënë fillimisht Sarri për CSD.

Lexo po ashtu Hazard zgjidhet lojtari më i mirë i muajit shtator në Ligën Premier

“Unë kam thënë se ai mund të përfundojë në rrethin e ngushtë të tre ose katër lojtarëve më të mirë në botë”.

“Problemi është që ai luan për të shijuar veten dhe në kohë nuk e kupton rëndësinë e lëvizjes nga argëtimi. Në fund të ditës, duhet të merrni frytet e punës tuaj”.

“Qasja e Hazardit është pozitive, por mund të bëhet edhe një kufizim i mundshëm”.

Lexo po ashtu Hazard: Nuk largohem në janar nga Chelsea

“Ai duhet të mos e mbajë kokën lart, të shikojë përreth dhe të kuptojë se ka një botë të tërë para tij që ai mund të diktojë me këmbët e tij për të mirën e kolektivit dhe jo vetëm të individit”.

“Ai tha fjalë të tilla të mira për mua, nuk e prisja. Kontrata e tij skadon në vitin 2020, por ai do të qëndroj këtu”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/