Telegrafi

Sarri drejt Chelseat?

Ish-menaxheri i Napolit, Maurizio Sarri, është shumë afër nënshkrimit me klubin londinez Chelsea. 

Agjenti i teknikut dhe drejtuesit e Chelseat janë takuar në Londër.

Besohet se tashmë Sarri mund të konsiderohet trajner i Chelseat.

Strategu do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me  Chelsean, prej të cilës do të përfitojë gjashtë milionë euro në sezon.

Thuhet se tashmë marrëveshja është arritur dhe mungon vetëm zyrtarizimi.

Sarri u shkarkua nga Napoli me efekt të menjëhershëm pasi napoletanët nënshkruan me Carlo Ancelottin.

Maurizio Sarri njihet si kultivues i lojës ofensive. /Telegrafi/