Telegrafi

Sarri: Bashkëlojtarët duhet t’ia japin një dhuratë Ronaldos në derbin ndaj Interit

Cristiano Ronaldo dhe Maurizio Sarri (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Maurizio Sarri ka kërkuar nga Juventusi që t’ia sigurojë Cristiano Ronaldos një dhuratë të përshtatshme kur të përballet me rivalin e përbetuar, Inter.

Kampioni italian është nikoqir i Nerazzurrëve në Allianz Stadium në Derby d’Italia që kësaj radhe do të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të rrezikut nga përhapja e coronavirusit.

Në fitoren prej 2-1 ndaj SPAL-it, superylli portugez e regjistroi ndeshjen e 1.000 zyrtare me klube dhe përfaqësuesen, ku edhe arriti të shënonte gol.

(Foto: Chris Ricco/Getty Images/Guliver)

Derbi ndaj zikaltërve do të shënojë takimin e parë në shtëpi të Ronaldos prej se e arriti shifrën mbresëlënëse, prandaj Sarri dëshiron që kjo ngjarje të shënohet në mënyrën më të mirë.

“Ai është një lojtar aktiv, prandaj nuk duhet menduar shumë. Është një arritje e madhe, por ai menjëherë duhet të kërkojë gola të tjerë.

Ne dhe Cristiano e dimë se ai do të vazhdojë të jetë i njëjti. Është një sinjal për bashkëlojtarët e tij që t’ia japin një dhuratë”, ka deklaruar Sarri në konferencën për shtyp. /Telegrafi/