Site icon Telegrafi

Sarah mohon ta ketë kaluar me DJ PM natën e parë pas daljes nga BB VIP

(Foto: Instagram/sarah.berisha)

Sarah Berisha ishte banorja që la shtëpinë në javën që lamë pas, ndërsa e ftuar në Fan Club ka folur më tepër rreth përvojës së saj televizive.

Fansat në fakt kanë qenë tepër kuriozë se ku e kishte kaluar blogerja natën e parë pas daljes nga Big Brother VIP, ndërsa përgjigjja na ka habitur jo pak.

“Natën e parë PM e kam takuar në studio dhe jemi ndarë e kam shkuar te parkimi, drejt e në shtëpi për të takuar mamin edhe babin”.

“Natën e parë miq të dashur e kam kaluar me motrën time dhe të nesërmen në mëngjes shikoja në ëndërr Meridianin dhe për Ditean mendova se ishte Beniada!”.

Lexo po ashtu ‘Dua të shijoj familjen dhe PM’ – Sara flet pas daljes nga BB VIP

“O Zot ku jam! Natën e dytë jemi mbledhur me ish-banorët e kështu me radhë, pyetja radhës kush ishte!”, ka deklaruar Sarah.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Exit mobile version