Yjet e Big Brother VIP, DJ PM dhe Sarah Berisha, kanë qenë së fundmi të ftuar në emisionin “Më lër të flas”.
Çifti, që nisën lidhjen në shtëpinë e famshme në Shqipëri, po vazhdojnë akoma të jenë shumë të dashur për publikun.
Ata së fundmi gjatë bisedës me vëllezërit Veshaj, Donaldin dhe Romeon, kanë treguar sa shumë ka ndryshuar jeta pas BBV.
“Unë jam Sarah siç kam qenë dhe më përpara, por thjesht tani më njeh e gjithë Shqipëria. E di Shqipëria për vajzën që unë jam dhe marrëdhënien time që unë kam me PM. Është shumë e vështirë të jesh 24 orë në syrin e publikut se privatësia nuk është më, dhe unë këtë problem e kam pak. Jeta absolutisht që ka ndryshuar për mirë, si në anën e projekteve si me publikun që kam marrë një dashuri shumë të madhe dhe një mbështetje shumë të madhe”, ka thënë Sarah.
“Me thënë pak, gënjej. Ka pasur një ndryshim drastik në jetën time, si në anën profesionale ashtu edhe në atë shpirtërore në këtë rast për shkak se ka rënë një format i tillë unë e gjeta për momentin fatin e jetës. Jam shumë i lumtur se ka marrë përmasa drastike në karrierën time, ka ndryshuar shumë për të mirë”, vazhdoi në anën tjetër PM.
Ata duhet theksuar se janë ndër çiftet e vetme që po mbajnë akoma romancën pas përfundimit të spektaklit.
Edicioni i dytë i Big Brother VIP është thënë se do të nisë në fund të këtij viti. /Telegrafi/