Site icon Telegrafi

Sarah Berisha dhe DJ PM shfaqen të lumtur përkrah njëri-tjetrit në festën me ish-banorët e Big Brother VIP

Një ndër çiftet më të preferuara dhe më të përfolur të Big Brother VIP padyshim janë blogerja Sarah Berisha dhe DJ PM.

Dyshja që krijuan një romancë gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, tashmë janë pothuajse kudo së bashku edhe pas përfundimit të spektaklit.

Sarah dhe Pajtimi ishin bashkë edhe në festën e organizuara mbrëmë (21 shkurt) për të festuar sukseset e spektaklit, ku nuk munguan as ish-banorët e tjerë.

Foto: Sarah Berisha/Instagram

Të dy ata u panë vazhdimisht në shoqëri të njeri-tjetrit në postime që u postuan në rrjetet sociale nga shumë pjesëmarrës.

Foto: Sarah Berisha/Instagram

Mes tyre nuk munguan as puthje dhe përqafimet, ndërsa shihen të lumtur teksa vazhdojnë të shijojnë lidhje e dashurisë.

Lexo po ashtu Einxhel dhe DJ Dagz të pandashëm, shkëlqejnë në festën e Big Brother VIP

Ndërkohë, një tjetër çift që mori vëmendje ishin edhe Einxhel Shkira dhe DJ Dagz, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj.

Foto: Sarah Berisha/Instagram

Për aktorin dhe këngëtaren u tha se kanë qëndruar larg njëri-tjetrit gjatë gjithë mbrëmjes, dhe nuk dihet nëse ata kanë një krizë në çift, pasi nuk kanë reaguar asnjëra palë lidhur me marrëdhënien e tyre që kur përfundoj Big Brother VIP. /Telegrafi/

Exit mobile version