Telegrafi

Sarah Berisha bën dedikim romantik për DJ PM, shkruan inicialet e tij në thonj

Blogerja e njohur, Sarah Berisha ka zgjedhur një mënyrë unike për të treguar dsshurinë që ka për partnerin e saj, DJ PM.

Sarah ka bërë një dedikim romantik për DJ nga Kosova teksa ka shkruar inicialet e tij “PM” në thonj.

Përmes një postimi në InstaStory, Sarah ka treguar dedikimin të cilin e ka bërë në prag të festës së Shën Valentinit.

Foto: Arkiv

Ndërkohë, dyshja së fundmi shijuan pushimet dimërore në Brezovicë duke ndarë imazhe të ndryshme nga atje.

Lexo po ashtu Sarah Berisha dhe DJ PM shijojnë pushimet dimërore në Brezovicë

Kujtojmë që Sarah dhe PM janë në një lidhje dashurie që kur u bën pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.

Foto: Sarah Berisha/Instagram

Dyshja krijuan romancën brenda shtëpisë së famshme dhe mbesin ndër çiftet më të pëlqyer dhe më të komentuara. /Telegrafi/