Klubi brazilian, Santosi ka kërkuar që Barcelona të paguajë edhe një shifër tjetër prej 4.5 milion eurosh si pjesë e transferimit të Neymarit në Camp Nou në vitin 2013.
Ka pasur mosmarrëveshje të ndryshme për vlerën e vërtetë të marrëveshjes në vitet që pasuan transferimin e Neymarit te Barcleona.
Sipas mediumit El Mundo Deportivo, Santos i dërgoi klubit katalunas një fax për të kërkuar një pagesë tjetër prej 4.5 milion eurosh.
Santosi pretendon se Barcelona nuk e ka përmbushur një klauzolë që ishte pjesë e marrëveshjes së vitit 2013 që i detyroi ata të luanin ndaj klubit brazilian në dy miqësore.
Just to add to @FCBarcelona's problems…
Santos are now demanding more money from 2013 the Neymar transfer
Here's why 👇https://t.co/CWk7Q8v1El pic.twitter.com/JDucrETAER
— MARCA in English 🇺🇸 (@MARCAinENGLISH) February 19, 2020
E para nga ata erdhi në trofeun Joan Gamper në vitin 2013 por, pasi që një miqësore e dytë nuk është organizuar asnjëherë, Santosi do kompensim.
Dhe sikur nuk i mjaftuan problemet e fundit në klub, ku u përfshin kapiteni Lionel Messi dhe drejtori sportiv Eric Abidal, tashmë te Barcelona ka një tjetër çështje. /Telegrafi/